BE hedh poshtë pretendimet e Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22903-be_hedh_poshtë_pretendimet_e_erdogan
BE ka hedhur poshtë pretendimet e Erdogan lidhur me ndihmat financiare për emigrantët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 16:50 Europe/Tirane
  • BE hedh poshtë pretendimet e Erdogan

BE ka hedhur poshtë pretendimet e Erdogan lidhur me ndihmat financiare për emigrantët.

Më herët Rexhep Taip Erdogan është shprehur se Turqia nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga BE lidhur me çështjen e emigrantëve, mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga Komisioni Evropian. Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë pasur gjithmonë mosmarrëveshje mes tyre në lidhje me një sërë çështjesh, ku më kryesoret mbeten respektimi i të drejtave të njeriut, liria e medias dhe e shprehjes, këndvështrimet për terrorizmin, etj. Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Juncker, ka konfirmuar edhe njëherë mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes Brukselit dhe Ankarasë zyrtare, duke u shprehur se Turqia nuk është në pozitën e duhur për t’iu bashkuar BE-së. Ai përjashtoi çdo mundësi anëtarësimi brenda një periudhe afat-shkurtër, por shtoi se me veprimet e ndërmarra së fundmi, Ankaraja rrezikon që të vendosë në dyshim edhe anëtarësimin pas një periudhe më të gjatë kohore. Zyrtari i bllokut theksoi se çdo vend i cili planifikon që të rikthejë dënimin me vdekje në legjislacion nuk e ka vendin brenda Bashkimit Evropian.