Anulohet përsëri vizita e presidentit francez në Çeki
Presidenti i Francës përsëri ka anuluar vizitën e tij në Republikën e Çekisë.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se pallati presidencial i Francës të martën në mbrëmje ka deklaruar se pas sulmit të dy personave në një kishë në veri të Francës ku mbeti i vrarë një prift, François Hollande, presidenti i Francës, ka anuluar vizitën e tij të së mërkurës në Republikën e Çekisë. François Hollande gjatë vizitës në Pragë, kryeqytetin e Çekisë, synonte të bisedonte me funksionarët e këtij vendi për ripërtëritjen e Bashkimit Evropian. Vizita e presidentit francez në Republikën e Çekisë herën e parë ishte anuluar pas sulmit të 14 korrikut në qytetin Nice të Francës ku mbetën të vrarë 84 persona. Vlen të theksohet se të martën dy persona sulmuan kishën Saint-Etienne du Rouvray në veriperëndim të Francës dhe i prenë kokën priftit të saj. Prifti ishte duke kryer një ritual fetar. Policia e Francës ka vrarë të dy sulmuesit. Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.