Parashikohet shtimi i sulmeve të Francës kundër ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23050-parashikohet_shtimi_i_sulmeve_të_francës_kundër_isis
Liderja e partisë së të djathtës ekstreme ka bërë të ditur mundësinë e sulmeve të gjera të këtij vendi kundër grupit terrorist ISIS në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2016 03:40 Europe/Tirane
  • Parashikohet shtimi i sulmeve të Francës kundër ISIS

Liderja e partisë së të djathtës ekstreme ka bërë të ditur mundësinë e sulmeve të gjera të këtij vendi kundër grupit terrorist ISIS në rajonin e Lindjes së Mesme.

Faqja informative e gazetës franceze "Le Figaro" njoftoi se Marine Le Pen, liderja e partisë "Fronti Kombëtar" i Francës, të mërkurën deklaroi se larmia e sulmeve terroriste të ISIS ka krijuar rrethana të komplikuara dhe e ka bërë të vështirë analizimin e veprimeve terroriste. Marine Le Pen njëkohësisht saktësoi se ekziston mundësia që qeveria e Francës në reagim ndaj veprimeve të fundit terroriste, të zgjerojë sulmet e saj ushtarake kundër këtij grupi terrorist. Marine Le Pen në vazhdim tha se në qeverinë e kaluar të kryesuar nga Nikolla Sarkozi dhe gjithashtu në qeverinë e tanishme të presidentit François Hollande nuk është vepruar në mënyrë të prerë me grupet ekstremiste, sepse nëse do të merreshin masa serioze, tani qytetarët dhe qeveria nuk do të përballeshin me këtë situatë.