Kërcënimet terroriste kundër Francës dhe Evropës janë serioze
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23056-kërcënimet_terroriste_kundër_francës_dhe_evropës_janë_serioze
François Hollande, presidenti i Francës të martën në lidhje me sulmin e dy terroristëve të grupit takfirist ISIS kundër një kishe dhe vrasjen e priftit të kësaj kishe, deklaroi se kërcënimet terroriste kundër Francës dhe Evropës kurrë nuk kanë qenë deri në këtë masë serioze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2016 03:41 Europe/Tirane
  • Kërcënimet terroriste kundër Francës dhe Evropës janë serioze

François Hollande, presidenti i Francës të martën në lidhje me sulmin e dy terroristëve të grupit takfirist ISIS kundër një kishe dhe vrasjen e priftit të kësaj kishe, deklaroi se kërcënimet terroriste kundër Francës dhe Evropës kurrë nuk kanë qenë deri në këtë masë serioze.

Presidenti francez me këtë rast paralajmëroi se përballja me terrorizmin brenda dhe jashtë Francës do të jetë e gjatë. Sulmet terroriste në Francë kanë krijuar shqetësime të thella tek qytetarët e këtij vendi. Franca të martën më 26 korrik përjetoi sulmin e katërt terrorist që nga janari i vitit 2015. Distanca kohore mes sulmeve terroriste është reduktuar dhe njëkohësisht është shtuar ashpërsia e tyre. ISIS për ta goditur Evropën, sidomos Francën, në vend që të bazohet në modelin klasik të sulmeve me shpërthime, zgjedhjen e objektivave dhe llojin e mjeteve për kryerjen e vrasjeve gjatë këtyre sulmeve, i ka lënë në dispozicion të terroristëve që t'i zgjedhin vetë ato. Për këtë arsye, policia dhe strukturat e sigurisë së Francës në përballje me këto sulme janë në gjendje pasive. Një vështrim mbi ngjarjet e fundit tregon qartë se terroristët janë në avantazh përballë policisë dhe forcave të sigurisë sa i përket caktimit të kohës, vendit dhe llojit të sulmeve. Sulmi i 14 korrikut në qytetin Nice të Francës u krye nga një person i lidhur me grupin terrorist ISIS duke përdorur një maunë dhe si pasojë e këtij sulmi mbetën të vrarë 84 persona. Sulmi i së martës kundër një kishe në veriperëndim të Francës u krye nga dy pjesëtarë të grupit terrorist ISIS që njëri prej tyre ishte i dyshuar në mënyrë zyrtare dhe ishte liruar nga policia në mënyrë të kushtëzuar. Në këtë mënyrë zëvendësimi i metodave të sulmeve terroriste tregon se Franca tani duhet të jetë në pritje të sulmeve terroriste më shumë se në të kaluarën. E vetmja strategji e autoriteteve të Francës është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe emergjente e cila kohëve të fundit është vazhduar edhe për 6 muaj në këtë vend. Siç duket vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Francë, konsiderohet një privilegj që François Hollande u ka dhënë partive opozitare. Partitë opozitare kërkonin vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të këtij viti. Opozitarët e qeverisë së Francës besojnë se funksionarët e qeverisë nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për tu përballur me terrorizmin. Sipas Sarkozit, vazhdimi i vrasjes së civilëve nga terroristët tregon këtë realitet se qeveria e Francës duhet ta ndryshojë strategjinë e saj në mënyrë fondamentale. Megjithëkëtë, pavarësisht theksimit të funksionarëve francezë për shtimin e veprimeve dhe masave të sigurisë, nuk ekziston shpresë e madhe për përmirësimin e gjendjes aktuale dhe për reduktimin e dëmeve njerëzore dhe materiale të shkaktuara nga sulmet terroriste.