Obama: Votojeni Hillary Clinton
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23062-obama_votojeni_hillary_clinton
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, bekoi kandidaten e partisë së tij, Hillary Clinton për Presidente, duke ftuar demokratët që të bashkohen edhe njëherë, ashtu siç kishin vepruar për të dhe të votojnë ish-Sekretaren e Shtetit dhe t’i besojnë saj drejtimin e vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 28, 2016 08:12 Europe/Tirane
  • Obama: Votojeni Hillary Clinton

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, bekoi kandidaten e partisë së tij, Hillary Clinton për Presidente, duke ftuar demokratët që të bashkohen edhe njëherë, ashtu siç kishin vepruar për të dhe të votojnë ish-Sekretaren e Shtetit dhe t’i besojnë saj drejtimin e vendit.

Obama deklaroi se Clinton mund ta mbajë vendin të sigurt në një botë të rrezikshme, duke shtuar se ajo gëzon respektin e të gjithë liderëve botërorë, por edhe të popujve për të cilën ajo kishte punuar. Ajo punoi me ekipet e inteligjencës, me diplomatët tanë, me ushtrinë. Ajo ka gjykimin, eksperiencën dhe temperamentin të dallon kërcënimin nga terrorizimi. Nuk është ndonjë gjë e re për të. E di që Hillary nuk do të ndalet derisa ISIS të shkatërrohet. Ajo do të përfundojë punën pa pasur nevojë që të ndëshkojë të gjithë njerëzit sepse i përkasin një feje”, deklaroi Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë vazhdoi sulmin ndaj kandidatit republikan, duke thënë se kritikon Amerikën dhe vazhdon të thur lavde për Saddam Hussein, të çmojë Putinin apo t’ju kundërvihet shteteve aleate të NATO-s, vende që i qëndruan pranë SHBA-ve në ditët më të vështira të shtatorit të vitit 2011.