Pranohet se takimi i Minskut nuk ka dhënë rezultate
I dërguari i posaçëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka njoftuar se palët e përfshira në konfliktin në lindje të Ukrainës nuk e pranojnë se takimi i Minskut ka arritur miratimin e një marrëveshje të suksesshme.
Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua nga Minsku, Martin Sajdik, i dërguari i posaçëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, par takimit të grupit të kontaktit për Ukrainën në Minsk, ka thënë se një nga çështjet kryesore të grupit të kontaktit nuk është zgjidhur. Sajdik ka shtuar se shpreson se palët e përfshira në takimin e ardhshëm në kryeqytetin e Bjellorusisë do të arrijnë një marrëveshje. Ai po ashtu ka kërkuar nga palët e përfshira në konfliktin në lindje të Ukrainës që deri në fund të këtij viti të respektojnë të gjitha marrëveshjet e Minskut. Palët e përfshira në konflikt në lindje të Ukrainës kanë nënshkruar në shtator të vitit 2014 në Minsk një marrëveshje për armëpushim dhe më pas në shkurt të vitit 2015, përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë kanë paraqitur një marrëveshje të re në kryeqytetin e Ukrainës. Takimi i radhës i grupit të kontaktit do të mbahet më 3 gusht në Minsk.