Zarif thekson për vendosmërinë e Iranit dhe Malit për bashkëpunim ekonomik
Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif, ka theksuar për vendosmërinë e RII dhe Malit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve
. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif, të enjten në takim me aktivistë ekonomikë të Iranit dhe Malit, ka thënë: Sot, dyja vendet janë të vendosura për zgjerimin e të gjitha marrëdhënieve në të gjitha fushat, posaçërisht ato ekonomike. Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad, shtoi: Mali është një vend i rëndësishëm për Iranin dhe në këtë kuadër RII nuk do të kursejë asgjë për të ndihmuar popullin e këtij vendi. Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif, duke folur mbi praninë e aktivistëve të sektorit privat dhe publik të Iranit gjatë udhëtimit të tij në Mali, ka thënë: Delegacioni ekonomik i cili më shoqëron mua në Afrikë është një delegacion i madh, anëtarët e të cilit janë nga fusha të ndryshme si transporti dhe ndërtimi i digave, energjisë, shkencës dhe teknologjisë, shëndetësisë dhe çështjeve bankare. Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif në fazën e fundit të udhëtimit të tij në Afrikë sot ka mbërritur në Mali.