Publikohen video ku ISIS kërcënon Francën
Korrik 29, 2016 04:34 Europe/Tirane
ISIS ka publikuar një video duke kërcënuar me sulme terroriste ndaj kishave në Francës, për shkak se sipas tyre ky vend është anëtar i koalicionit kundër ISIS.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në këtë video, Abdul Malek Nabil Petizhan, i cili dje u identifikua nga autoritetet franceze si autor i sulmit të dytë në një kishë në Francë, ju drejtua në mënyrë të drejtpërdrejt presidentit francez Francois Hollande dhe kryeministrit të këtij vendi Manual Vals dhe e ka kërcënuar Francën me sulme të tjera terroriste. ISIS të martën mori peng një kishë në Saint Etienne du Rouvray, duke ia prerë kokën një prifti të moshuar dhe duke lënë të lënduar disa persona të tjerë.
Tags