Arrestohet zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Rumanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23302-arrestohet_zv_guvernatori_i_bankës_qendrore_të_rumanisë
Zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Rumanisë është arrestuar me akuzë për korrupsion financiar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2016 08:26 Europe/Tirane
  • Arrestohet zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Rumanisë

Zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Rumanisë është arrestuar me akuzë për korrupsion financiar.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Bogdan Olteanu, zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Rumanisë, të premten me urdhër të prokurorisë së këtij vendi, është arrestuar me akuzë të korrupsionit financiar. Ai akuzohet për marrjen e 1 milion euro ryshfet në vitin 2008 për të ushtruar ndikim në emërim të rëndësishëm në qeverinë e Rumanisë. Avokati i tij ka deklaruar se Olteanu përgënjeshtron çfarëdo lloj akuze kundër tij, mirëpo ka vendos që të hënën të jap dorëheqje nga posti që drejton. Bogdan Olteanu në vitin 2009 ka qenë një prej 9 anëtarëve të bordit të drejtorëve të Bankës Qendrore të Rumanisë.