OKB thekson në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka theksuar në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.
Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB, të premten në prag të Ditës Botërore të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që tu japin fund veprimeve çnjerëzore të trafikimit të njerëzve dhe të mbrojnë të drejtat e emigrantëve. Ban Ki Moon ka shtuar se përveç zgjidhjes së shkaqeve të emigrimit do të thotë të varfërisë, përkeqësimit të kushteve ambientale dhe krizave të tjera të cilat i detyrojnë njerëzit të emigrojnë jashtë kufijve të vendeve të tyre, duhet të caktohen të drejta të mjaftueshme, të garantohet siguria e duhur dhe të krijohen rrugë të mjaftueshme për hyrjen e emigrantëve. Këto çështje do të shqyrtohen edhe në takimin e krerëve të OKB në lidhje me emigrantët që do të zhvillohet më 19 shtator të vitit 2016. Qëllimi i këtij takimi është që t'i bëhet thirrje BN për të shtuar përpjekjet në luftën kundër tregtisë dhe trafikimit të njerëzve dhe për të përkrahur respektimin e të drejtave dhe për të respektuar standardet në nivel ndërkombëtar në lidhje me emigracionin,- ka shtuar ndër të tjera Ban Ki Moon. Sot më 30 korrik është Dita Botërore e luftës kundër trafikimit të njerëzve.