Vizita e Putin në Slloveni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23374-vizita_e_putin_në_slloveni
Presidenti rus Vladimir Putin i cili nga e shtuna i shoqëruar nga disa ministra të këtij vendi, ka udhëtuar në Slloveni, ku do të zhvillojë takime dhe do të diskutojë në lidhje me bashkëpunimin tregtar, ekonomik si dhe mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me presidentin dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit slloven.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 31, 2016 04:44 Europe/Tirane
  • Vizita e Putin në Slloveni

Presidenti rus Vladimir Putin i cili nga e shtuna i shoqëruar nga disa ministra të këtij vendi, ka udhëtuar në Slloveni, ku do të zhvillojë takime dhe do të diskutojë në lidhje me bashkëpunimin tregtar, ekonomik si dhe mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me presidentin dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit slloven.

Kjo është vizita e tretë e Vladimir Putin në Slloveni që nga viti 2000. Vizita e Putin në Slloveni që është një vend anëtar i BE, bëhet në kohën kur Be ka vendosur një sërë sanksionesh politike, diplomatike, tregtare, ekonomike dhe ushtarake kundër Rusisë. Kjo vizitë dëshmon përpjekjet e Rusisë për ruajtjen e marrëdhënieve me Sllovenin si një nga anëtarët e NATO-s dhe BE. Rusia dhe Sllovenia  në dy dekadat e fundit kanë pasur marrëdhënie të mira dhe të gjera dhe edhe përkundër vendosjes së sanksioneve nga ana e BE, autoritetet e Lubjanës janë të mendimit për vazhdimin e zgjerimit të marrëdhënieve me Rusinë. Në takimet që presidenti rus do t'i zhvillojë me zyrtarë sllovenë, do të diskutojë në lidhje me zhvillimin e gypit të gazit në Slloveni dhe pjesëmarrjen e kompanive industriale të naftës dhe gazit rus në kanalet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës që konsiderohet një nga pikëpamjet e bashkëpunimeve midis dy vendeve. Sllovenia është një vend anëtar i BE i cili së bashku me Greqinë, Hungarinë dhe Qipron, kanë kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë. Në këtë drejtim, Sllovenia ashtu sikurse Greqia, për dallim nga BE, vazhdon bashkëpunimin me Rusinë dhe është duke bërë përpjekje që në të ardhmen të zgjerojë lidhjet në dimensione të ndryshme me Rusinë. Një nga këto arsye është se Sllovenia synon të ruaj interesin e vetë gjatë shtimit të bashkëpunimeve me Moskën dhe për këtë arsye, ka pranuar që për të tretën herë presidenti rus t'a vizitojë këtë vend. Një tjerë qëllim i vizitës së Putin në Slloveni është shpjegimi i pozicionit të Moskës përballë zhvillimeve të fundit politike dhe të sigurisë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit.  Putin gjatë fjalimit të tij në një ceremoni përuruese të varrezave qendrore në Lubjanë ku janë të varrosur ushtarët rusë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Sllovenisë, theksoi mbi tensionet aktuale të vendit të tij me Perëndimin. Ai u përpoq për të theksuar parimet e përbashkëta mes Rusisë dhe Perëndimit. Presidenti rus në fjalimin e tij gjatë kësaj ceremonie theksoi: Kjo ndërtesë e re është një reflektim i principeve tona të përbashkëta mbi të cilat janë të papranueshme përpjekjet për të ndryshuar apo rishikuar historinë për të justifikuar krimet e kryera nga të cilat u vranë miliona njerëz u vranë. Në të vërtetë Putin ka dashur t'ia përkujtojë perëndimorëve që mot ë përsërisin gabimet e së kaluarës të armiqve të Rusisë, sepse nuk do të ketë asnjë rezultat përpos vrasjeve e dhe katastrofave tjera humanitare dhe kombëtare. Që nga fillimi i konfliktit në lindje te Ukraines në vitin 2014 e deri më tani, ku 9400 persona kanë humbur jetën dhe mbi 21 mijë të tjerë janë plagosur, aleanca veri-atlantike NATO ka filluar presionet përmes manovrave të ndryshmeushtarake në afërsi të kufijve të Rusisë, ndërsa Moska vazhdimisht ka theksuar për ndërprerjen e këtyre kërcënimeve.