Evakuimi i njerëzve nga një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë
Policia e qytetit të Munihut në Gjermani të shtunën kanë evakuuar njerëzit nga një qendër tregtare në këtë qytet për shkak të kërcënimit për ndodhjen e një bombe.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se sipas zëdhënësit të policisë së Gjermanisë, autoritetet e Munihut në jug të këtij vendi, gjithashtu kanë mbyllur edhe stacionin e trenave në rajonin Pasing. Zëdhënësi i policisë së Gjermanisë ka deklaruar se evakuimi i njerëzve në qendrën tregtare në fjalë është bërë në kuadër të masave parandaluese pas pranimit të një paralajmërimi për ndodhjen e mundshme të një bombe në këtë qendër tregtare. Autoritetet përkatëse janë duke kryer hetimet në lidhje me këtë çështje. Vlen të theksohet se javën e kaluar një shpërthim ndodhi në qytetin Ansbach në jug të Gjermanisë ku si pasojë u vra një person dhe u plagosen 12 të tjerë.