Papa Françesku paralajmëron rreth edukimit të gabuar të fëmijëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23389-papa_françesku_paralajmëron_rreth_edukimit_të_gabuar_të_fëmijëve
Lideri i katolikëve të botës ka paralajmëruar familjet për edukimin e gabuar të fëmijëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 31, 2016 09:20 Europe/Tirane
  • Papa Françesku paralajmëron rreth edukimit të gabuar të fëmijëve

Lideri i katolikëve të botës ka paralajmëruar familjet për edukimin e gabuar të fëmijëve.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Papa Françesku, lideri i katolikëve të botës i cili po viziton Poloninë, të shtunën në qytetin Krakow në jug të këtij vendi, ka paralajmëruar familjet në lidhje me edukimin e gabuar të fëmijëve për shkak të varësisë së madhe të tyre nga telefonat celularë. Lideri i katolikëve të botës deklaroi se disa familje në mënyrë të gabuar i lënë të lirë fëmijët që të përdorin në masë të madhe telefonat celularë dhe aparatet për lojëra kompjuterike. Për fat të keq ky edukim i gabuar gjithnjë e më shumë po bëhet gjithëpërfshirës. Papa Françsku i cili fliste para një milion njerëzve, ka theksuar nevojën për edukimin e drejtë të fëmijëve nga ana e familjeve dhe paralajmëroi se nuk duhet ngatërruar përtacia e fëmijëve me lumturinë e tyre.