ISIS ndihmon financiarisht trafikimin e emigrantëve në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23890-isis_ndihmon_financiarisht_trafikimin_e_emigrantëve_në_evropë
Ministria e drejtësisë e Italisë ka njoftuar se ekzistojnë dëshmi se trafikimi i qenieve njerëzore brenda në Evropë po kryhet me ndihmën financiare të grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2016 13:39 Europe/Tirane
  • ISIS ndihmon financiarisht trafikimin e emigrantëve në Evropë

Ministria e drejtësisë e Italisë ka njoftuar se ekzistojnë dëshmi se trafikimi i qenieve njerëzore brenda në Evropë po kryhet me ndihmën financiare të grupit terrorist ISIS.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Andrei Orlando, ministër i drejtësisë i Italisë, të enjten ka njoftuar se, grupi terrorist ISIS po ndihmon financiarisht disa organizata që merren me trafikimin e qenieve njerëzore në Evropë. Sipas ministrit të drejtësisë të Italisë, forcat policore italiane kanë filluar aktivitete të gjera për parandalimin e kërcënimeve terroriste. Evropa po përballet me një krizë serioze të emigrantëve, tha ai. Sulmet e fundit terroriste në disa vende të Evropës dhe kërcënimi i grupit terrorist ISIS në shtimin e këtyre sulmeve, ka shtuar shqetësimet në shumë vende të Evropës.