Erdogan: Kriza siriane nuk mund të zgjidhet pa Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i24187-erdogan_kriza_siriane_nuk_mund_të_zgjidhet_pa_rusinë
Presidenti i Turqisë, preisdentin Vladimir Putin e ka cilësuar mik të vendit dhe theksoi rëndësinë e Rusisë në zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 08, 2016 07:09 Europe/Tirane
  • Erdogan: Kriza siriane nuk mund të zgjidhet pa Rusinë

Presidenti i Turqisë, preisdentin Vladimir Putin e ka cilësuar mik të vendit dhe theksoi rëndësinë e Rusisë në zgjidhjen e krizës në Siri.

Sipas një njoftimi të Parstoday, Rexhep Taip Erdogan në një intervistë dhënë agjencisë Itartass të lajmeve deklaroi se bisedimet e ardhshme mes tij dhe Vladimir Putin do të hapin një faqe të re në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Sa i përket vizitës së tij në Rusi, Erdogan deklaroi: Kjo do të jetë një vizitë historike pasi do të hapet një faqe e re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Pa Rusinë është e pakuptimtë zgjidhja e krizës në Siri dhe ne vetëm me anë të bashkëpunimit me Rusinë mund të zgjidhim krizën në Siri. Erdogan foli edhe për krizën e emigrantëve në Evropë dhe anëtarësimin e  Turqisë në BE dhe tha: Evropa për 53 vite me radhë ka luajtur me ne. Ne kemi treguar sinqeritetin tonë dhe ata duhet të lënë mënjanë politikat dhe sjelljet e tyre të dyanshme. Vlen të theksohet se më 9 gusht, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë për herë të parë Rusinë pas rrëzimit të avionit Sukhoi-24 nga ushtria Turke.