Ukraina dhe Rusia në prag të një konflikti të ashpër
Gusht 11, 2016 13:07 Europe/Tirane
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko i ka vënë në nivelin më të lartë të gatishmërisë të gjitha trupat dhe njësitë ushtarake afër Krimesë, në lindje të vendit, në mes të tensioneve në rritje dhe frikës së konfrontimit ushtarak mes Kievit dhe Moskës.
Poroshenko tha të enjten se ka urdhëruar të gjitha njësitë e ushtrisë ukrainase pranë Krimesë dhe në rajonet lindore Donbas të qëndrojnë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake. Më parë gjatë ditës, Oleh Slobodyan, zëdhënësi e rojeve kufitare të Ukrainës, pohoi se Rusia ditët e fundit ka grumbulluar trupa të tjera të pajisura me pajisje më moderne në kufirin e Ukrainës me rajonin e Krimesë.
Tags