Bullgaria ushtron dhunë ndaj çdo emigranti, kritikohet ashpër nga OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i24502-bullgaria_ushtron_dhunë_ndaj_çdo_emigranti_kritikohet_ashpër_nga_okb
Shefi i OKB për të drejtat e njeriut ka kritikuar ashpër Bullgarinë për politikat e saj ndaj refugjatëve, duke përmendur sulmet e rojeve të sigurisë ndaj emigrantëve si dhe ka shtuar se janë ndërmarrë disa veprime që shkelin të drejtën ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2016 15:44 Europe/Tirane
  • Bullgaria ushtron dhunë ndaj çdo emigranti, kritikohet ashpër nga OKB

Shefi i OKB për të drejtat e njeriut ka kritikuar ashpër Bullgarinë për politikat e saj ndaj refugjatëve, duke përmendur sulmet e rojeve të sigurisë ndaj emigrantëve si dhe ka shtuar se janë ndërmarrë disa veprime që shkelin të drejtën ndërkombëtare.

Në një deklaratë të ditës së enjte, Zaid Rad Al Husein, komisioneri i lartë i OKB për të drejtat e njeriut, ka kritikuar Sofjen për ndalimin automatik të emigrantëve të hyjnë në Bullgari, duke thënë se një veprim i tillë është në kundërshtim metë drejtën ndërkombëtare. Zaid ka thënë se sipas informacioneve që posedoni Institucioni që ai drejton, gati çdo emigrantë që futet në mënyrë të paligjshme në Bullgari, i nënshtrohet dhunës fizike nga ana e policëve bullgarë. Ai ka thënë se janë duke u ndjekur procedura çnjerëzore dhe të papranueshme  që nuk janë në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare.