Sejmor Hersh: Kufiri i Turqisë pikëkalim për terroristët
Gazetari dhe shkrimtari amerikan ka thënë se Turqia ka hapur kufijtë e saj për terroristët nga vende të ndryshme për të hyrë në Siri.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, Sejmor Hersh, duke thënë se në Siri nuk ekziston asnjë “opozitë e moderuar”, ka thënë se Turqia është duke luajtur loja të dyfishta në luftën kundër ISIS. Hersh duke folur në lidhje me ekzistimin e dokumenteve për marrëdhënie tregtare midis Turqisë dhe ekstremistëve të grupit ISIS, ka thënë: Administrata amerikane posedon dokumente të tilla. Ky gazetar amerikan më tej ka shtuar: Turqia viteve të fundit ka lejuar që terroristët e grupit ISIS dhe Frontit Al Nusra të shfrytëzojnë territorin e saj për të hyrë në Siri, si dhe ka përkrahur financiarisht këto grupe.