Digjet kopja e Kur’anit në Connecticut të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i24721-digjet_kopja_e_kur’anit_në_connecticut_të_shba
Një zjarrfikës në shtetin Connecticut të SHBA i cili ishte shkarkuar nga vendi i punës për shkak të ankesave në lidhje me mjedisin e punës, ka publikuar një video të djegies së Kur’anit në vendin e tij të punës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 14, 2016 19:40 Europe/Tirane
  • Digjet kopja e Kur’anit në Connecticut të SHBA

Një zjarrfikës në shtetin Connecticut të SHBA i cili ishte shkarkuar nga vendi i punës për shkak të ankesave në lidhje me mjedisin e punës, ka publikuar një video të djegies së Kur’anit në vendin e tij të punës.

Sipas uebsajtit ‘wkyt’, Jeffery Coen, i cili për pesë vite kishte punuar si udhëheqës i një sektori të zjarrfikësve në qytetin Bouling Gerin, por është larguar nga puna për shkak të ankesave të tij për mjedisin e punës. Coen në ankesën e tij ka shkruar se për shkak të kërcënimeve dhe fyerjeve që i bëheshin çdo ditë nga kolegët e tij sidomos kundër personave me ngjyrë dhe myslimanëve, kërkoj ndërrimin e vendit të punës. Ai si kundërpërgjigje ndaj largimit të tij nga puna, ka publikuar një video në të cilën shihet djegia e një kopje të Kur’anit në vendin e tij të punës. Guvernatori i qytetit Bouling Gerin, Brucce Vikilerses ka deklaruar se personi i cili dyshohet të ketë kryer këtë akt të djegies së Kur’anit është duke u hetuar.