Masakron fqinjin duke menduar se është mysliman
Një qytetar libanezo-amerikan në shtetin e Oklahomës u qëllua dhe u vra nga një fqinj i tij, i cili edhe më parë ishte akuzuar për dhunë të vazhdueshme ndaj familjes së të ndjerit.
Policia e qytetit Tulsa ka thënë se Khalid Xhabara, 37 vjeç, u vra të premten në shtëpinë e tij në Tusla nga Stanley Majors, 61 vjeç. Ironia e gjithë kësaj historie është se Xhabar nuk ishte mysliman, por një i krishterë nga Libani. Major është arrestuar dhe pritet që gjatë kësaj jave të dënohet për vrasje të shkallës së parë, deklaroi policia e qytetit Tulsa. Motra e të ndjerit Xhabara, ka deklaruar se agresori kishte ngacmuar familjen e tyre për vite me radhë, duke i quajtur ata “libanezë të ndyrë”, “arabë të pistë”, “myslimanë të poshtër”, etj.