Rusia dhe Turqia nuk pajtohen për çështjen e Sirisë
(last modified Fri, 19 Aug 2016 11:45:05 GMT )
Gusht 19, 2016 13:45 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Turqia nuk pajtohen për çështjen e Sirisë

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, ka njoftuar për ekzistimin e dallimeve midis Rusisë dhe Turqisë sa i përket krizës në Siri.

Maria Zakharova sot në një konferencë për shtyp, ka thënë se Rusia ka dallime të theksuara me Turqinë sa i përket krizës në Siri dhe Rusia po bën përpjekje që këto dallime t'i zgjidhë përmes dialogut. Zakharova ka thënë se koordinimi ushtarak midis Rusisë dhe Amerikës për arritjen e një zgjidhje të krizës në Siri është një punë e vështirë dhe komplekse, por përpjekjet për realizimin e një synimi të tillë po vazhdojnë. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë po ashtu i ka përkujtuar Majkëll Moor-it, ish drejtorit të CIA-s për vrasjen e rusëve dhe iranianëve të në Siri nga ana e grupit terrorist ISIS. Zakharova po ashtu ka përshëndetur thirrjen e Stefan De Mistura, të dërguarit të posaçëm të OKB për Sirinë, për vendosjen e një armëpushimi  prej 48 orësh në javë në Alepo, në veriperëndim të Sirisë.

 

Tags