Fitorja e Trump, dobësim i Amerikës dhe NATO-s
Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se, nëse Donald Trump fiton zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo do të thotë dobësim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Anders Fogh Rasmusen, ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, në një intervistë me kanalin televiziv gjerman ZDF, duke ju referuar kërcënimeve të Trump se nuk do të mbrojë aleatët e Amerikës, ka thënë: Bota ka nevojë për polici ndërkombëtare dhe kjo është mënyra më e mirë për Amerikën që të ofrojë siguri për botën. Nga ana e tij, edhe Presidenti i SHBA deklaroi se do të largohet nga Amerika nëse fiton kandidati republikan Donald Trump. Barack Obama në një intervistë me gazetën amerikane “World News Politics”, tha se në rast se Donald Trump bëhet president i SHBA, ai pa asnjë hezitim së bashku me familjen do të largohet nga Amerika.