Policia belge arreston sulmuesen në Bruksel
Gusht 22, 2016 20:25 Europe/Tirane
Agresorja sulmoi pasagjerët, duke goditur njërin në kurriz dhe dy të tjerët në stomak në momentin që zbrisnin nga autobusi në zonën Uccle në kryeqytetin belg këtë pasdite.
Ajo pas sulmit u largua para se policia të mbërrinte në vendngjarje. Policia e paralajmëroi disa herë të dorëzohej përpara se ta plagosnin në krah, por ajo nuk ndaloi Policia nuk beson se incidenti ka të bëjë me një sulm terrorist, por autorja mendohet të jetë me probleme mendore.