Brukseli i dha dritën jeshile nisjes së negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian
(last modified Thu, 09 Nov 2023 08:09:03 GMT )
Nëntor 09, 2023 09:09 Europe/Tirane
  • Brukseli i dha dritën jeshile nisjes së negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian

Këshilli i Evropës në një raport të mërkurën këshilloi Bashkimin Evropian dhe tha se duke pasur parasysh se Ukraina ka përmbushur kushtet kryesore të Bashkimit, negociatat formale për anëtarësimin e vendit mund të fillojnë.

Sipas Reuters, Këshilli i Evropës, i cili ndodhet në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës, njoftoi: Ky këshill rekomandon që BE të fillojë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën. Këshilli shtoi se bisedimet zyrtare duhet të fillojnë sapo Kievi të përmbushë kushtet e mbetura, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e të drejtave të pakicave. Bashkimi Evropian njoftoi më parë shtatë kushte për fillimin e negociatave për Ukrainën, duke përfshirë reformat në gjykatën kushtetuese, reformat në drejtësi, kundër korrupsionit, kundër pastrimit të parave, reformat kundër oligarkisë, reformat në media dhe ndryshimin e ligjeve që lidhen me pakicat kombëtare. Vendi ka bërë reformat e nevojshme në katër fusha dhe reformat në fushën e përmirësimit të statusit të gjuhëve të pakicave, ndarjes së fondeve për të luftuar korrupsionin dhe përmirësimin e transparencës së lobimit mbeten akoma për tu bërë. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e quajti raportin e Këshillit Evropian "një hap solid dhe historik" që "hap rrugën për një bashkim më të fortë me praninë e Ukrainës". Pranimi i anëtarësimit të një vendi duhet të miratohet nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por Hungaria, e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë, është një nga kundërshtarët e mundshëm të pranimit të anëtarësimit të Ukrainës. Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Kievi ka kërkuar vazhdimisht përshpejtimin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Negociatat e anëtarësimit në BE zakonisht zgjasin vite dhe vendet që dëshirojnë të anëtarësohen duhet të bëjnë reforma të gjera në fushën ekonomike dhe ligjore.

Tags