Terroristët sulmojnë universitetin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i25789-terroristët_sulmojnë_universitetin_amerikan
Disa persona të armatosur janë futur në universitetin amerikan në Kabul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2016 15:19 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë universitetin amerikan

Disa persona të armatosur janë futur në universitetin amerikan në Kabul.

Të gjithë personat që në ato momente gjendeshin brenda ndërtesës së universitetit janë kapur nga burrat e armatosur, derisa forca të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mediat botërore raportojnë se para se të futeshin në universitet janë dëgjuar disa të shtëna me armë, gjë që e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e policisë së Afganistanit. Në mesin e personave që po mbahen peng brenda objektit është edhe fotoreporteri i agjencisë AP, Masud Hoseini, i cili ka shkruar në Twitter se ndoshta ky mund të jetë “mesazhi i tij i fundit”.