Terroristët sulmojnë universitetin amerikan
Gusht 24, 2016 15:19 Europe/Tirane
Disa persona të armatosur janë futur në universitetin amerikan në Kabul.
Të gjithë personat që në ato momente gjendeshin brenda ndërtesës së universitetit janë kapur nga burrat e armatosur, derisa forca të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mediat botërore raportojnë se para se të futeshin në universitet janë dëgjuar disa të shtëna me armë, gjë që e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e policisë së Afganistanit. Në mesin e personave që po mbahen peng brenda objektit është edhe fotoreporteri i agjencisë AP, Masud Hoseini, i cili ka shkruar në Twitter se ndoshta ky mund të jetë “mesazhi i tij i fundit”.
Tags