ISIS mund të sulmojë me armë kimike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i25798-isis_mund_të_sulmojë_me_armë_kimike
Ambasadori rus në OKB deklaroi se ekziston mundësia e madhe se ISIS të kryejë sulme kimike në Siri dhe Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2016 15:51 Europe/Tirane
  • ISIS mund të sulmojë me armë kimike

Ambasadori rus në OKB deklaroi se ekziston mundësia e madhe se ISIS të kryejë sulme kimike në Siri dhe Irak.

Vitali Churkin duke theksuar se grupi terrorist ISIS disa herë ka përdorur armë kimike, shtoi se rreziku i terrorizmit kimik është tepër serioz dhe lufta kundër këtij rreziku duhet të jetë serioze dhe në kuadër të një aleance ndërkombëtare. Informacione të shumta dëshmojnë se terroristët kanë teknologjinë dhe mjetet e nevojshëm për prodhimin e armëve kimike, deklaroi Churkin duke shtuar: Rusia propozon përpilimin dhe nënshkrimin e Konventës ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit kimik dhe biologjik dhe kërkon nga të gjitha shtetet që t’i kushtojnë seriozitetin e duhur kësaj çështje.