Pasojat e kufizimit të të drejtave të femrave muslimane në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i25942-pasojat_e_kufizimit_të_të_drejtave_të_femrave_muslimane_në_francë
Zedhënësi i OKB, Stefan Duxharik, e mirëpriti vendimin e një gjykate franceze për anulimin e kufizimit të përdorimit të burkinit për femrat muslimane në Francë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2016 15:48 Europe/Tirane
  • Pasojat e kufizimit të të drejtave të femrave muslimane në Francë

Zedhënësi i OKB, Stefan Duxharik, e mirëpriti vendimin e një gjykate franceze për anulimin e kufizimit të përdorimit të burkinit për femrat muslimane në Francë.

Ai theksoi se ky vendim është shenjë e respektimit të të drejtave dhe dinjitetit të grave. Këshilli Qendror i muslimanëve francezë e përshëndeti verdiktin e gjykatës. "Kjo është një fitore e drejtësisë dhe e urtësisë dhe do të promovojë bashkëjetesën në vendin tonë", tha zëvendës shefi Abdallah Zekri. Edhe organizata Amnesty International tha se këto ndalime "nuk e rrisin sigurinë publike, por nxisin poshtërimin publik". Gjykata e Lartë Administrative e Francës e shpalli të paligjshëm ndalimin e burkinit në plazhe apo pishina. Trupi gjykues vendosi të premten në Paris se ndalimi i burkinit në Villeneuve-Loubet, një vend pushimesh verore në jug të Francës, përbën një "shkelje të rëndë dhe haptazi të paligjshme të të drejtave themelore të lirisë." Kërkesën kundër vendimit për mbajtjen e burkinit e kishin bërë grupe aktivistësh për të drejtat e njeriut dhe gjykatësit deklaruan se arsyetimi i disa bashkive se mbajtja e burkinit mund të merret si provokim, është i pamjaftueshëm dhe se për një ndalim duhet të ketë "rreziqe të dëshmuara" për rendin publik. Kryebashkiakët e qyteteve franceze të cilët ndaluan ‘burkinit’ janë paralajmëruar se duhet të marrin parasysh vendimin e gjykatës për pezullimin e këtij veprimi.Avokati për të drejtat e njeriut Patrice Spinosi tha se nëse ndonjëri nga kryebashkiakët nuk do të bindet, atëherë ai do ta çojë çdo çështje në gjykatë.Të paktën tre kryebashkiakë kanë deklaruar se nuk do ta heqin vendimin e ndalimit të Burkinit nga qytetet dhe plazhet e tyre.Të premten e 26 gushtit 2016, Këshilli i Shtetit tha se ndalimi i burkinit në qytetin Villenueve-Loubet, shkelte në mënyrë serioze dhe të paligjshme liritë themelore. Vendimi pritet të vendosë një precedent për të 30 resortet franceze, kryesisht gjatë Rivierës, të cilët kanë vendosur ndalime të tilla. Megjithatë, me vendimin e juristëve debati nuk ka marrë fund. Konservatorë dhe ekstremistë të djathtë kërkuan menjëherë ndalimin me ligj të burkinit. Disa kryetarë bashkish deklaruan se do të vazhdojnë ta ndalojnë mbajtjen e burkinit. Këshilli bashkiak i qytetit Nice në jug të Francës deklaroi se do të vazhdojë të vërë gjoba dhe të ndëshkojë gratë që mbajnë burkini. Edhe kryetari i bashkisë Fréjus si dhe administrata e Siscos në Korsikë deklaruan se do të vazhdojnë ta lënë në fuqi ndalimin e burkinit. Që nga sulmi terrorist në Nice, ku pati 86 të vdekur, më shumë se 30 komuna e kanë ndaluar mbajtjen e burkinit në plazhet e tyre. Kryetarët e komunave thonë se këtë gjë e bëjnë për shkak të atmosferës së tensionuar në vend. Megjithatë justifikimi i këtij ndalimi nuk është bindës. Kryetarët e komunave pretendojnë se burkini i femrave muslimane që mbulon gjithë trupin mund të perceptohet si një provokim dhe të shkaktojë çrregullime të rendit publik. Vazhdimi i debateve mbi këtë cështje mund të ketë jo vetëm pasoja sociale, por edhe politike në Francë.