Franca reagon ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i25963-franca_reagon_ndaj_përdorimit_të_armëve_kimike_në_siri
Qeveria franceze ka kërkuar miratimin e një rezolute nga KS i OKB kundër qeverisë siriane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2016 16:26 Europe/Tirane
  • Franca reagon ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri

Qeveria franceze ka kërkuar miratimin e një rezolute nga KS i OKB kundër qeverisë siriane.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Zhan Mark Aro, ministër i jashtëm i Francës, të shtunën në një intervistë me të përditshmen franceze “Le Mond”, ka thënë se Rusia duhet të bashkëpunojë me anëtarët tjerë të KS të OKB, për të arritur miratimin e një rezolute e cila do të dënonte qeverinë siriane. Ministri i jashtëm i Francës ka theksuar se me Amerikën dhe aleatët tjerë evropianë do të zhvillohen negociata, në mënyrë që të miratohet rezoluta e OKB e cila do të sanksiononte qeverinë siriane.