Publikohen dokumentet mbi e-mailet e Clinton
(last modified Sat, 03 Sep 2016 17:20:41 GMT )
Shtator 03, 2016 19:20 Europe/Tirane
  • Publikohen dokumentet mbi e-mailet e Clinton

FBI publikoi një sërë dokumentesh të lidhura me hetimin e përdorimit të e-mailit personal të Hillary Clintonit gjatë kohës kur shërbente si Sekretare e Shtetit.

58 faqet e shënimeve përfshijnë një intervistë të kandidates demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, si dhe detaje mbi kompjuterin e saj privat në rezidencën e Nju Jorkut. Janarin e këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit pohoi për herë të parë se serveri i pasiguruar i banesës së Klintonit përmbante 22 mesazhe me informacion tepër sekret, të cilat nuk do të viheshin në dispozicion të publikut. Siç sqaroi asokohe zëdhënësi John Kirby, materiali përfshinte shtatë shkëmbime mesazhesh, që kapin 37 faqe në total. Ai tha se e-mailet nuk do të publikoheshin, as duke fshirë rreshta të caktuar, siç është vepruar me emaile të tjera që i përkasin kohës kur ajo drejtonte Departamentin e Shtetit. Dokumentet nuk kishin shenjën “sekret” në kohën kur janë dërguar.

 

Tags