Takimi Putin-Erdogan në kuadër të takimit të grupit G-20
Shtator 04, 2016 17:15 Europe/Tirane
Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin mbajtën një takim në kuadër të takimit të grupit G-20 në Kinë ku folën mbi krizën në Siri dhe bashkëpunimin ekonomik Rusi-Turqi.
Sipas një njoftimi të Parstoday në këtë takim presidenti Putin tha: Ne mirëpresim normalizimin e marrëdhënieve politike me Turqinë dhe kuptojmë situatën në të cilën ndodhet Turqia e cila përpiqen në luftën kundër terrorizmit. Presidenti rus tha se pas normalizimit të marrëdhënieve me Turqinë ekzistojnë fusha të shumta për bashkëpunim. Nga ana e tij presidenti Erdogan tha se në takim me presidentin Putin është diskutuar për temat e trajtuara në takimin e San Petersburgut.
Tags