Ukraina e pakënaqur me perëndimorët
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se është bërë shumë e vështirë për Ukrainën që të sigurojë mbështetjen e Perëndimit në luftën e saj kundër “agresionit rus”.
Ai akuzoi vendet perëndimore se nuk kanë vendosmërinë e duhur për të përkahur fuqishëm Ukrainën përballë Rusisë. Duke folur sot në Kiev, Poroshenko tha se fuqia e brendshme e Evropës po testohet nga çështje të jashtme, si kriza me emigrantë dhe sulmet e terroristëve, prandaj Evropa nuk ka ndihmuar sa duhet Ukrainën në përballjen e agresionin ushtarak rus. Ai paralajmëroi se zgjedhjet e vitit 2017 në Ukrainë mund të prodhojnë forca politike që janë më të gatshme për të bërë kompromise me Kremlinin. “Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për mbështetje ndërkombëtare në luftën kundër agresionit rus. Pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia nuk mund të përjashtohet”, tha Poroshenko në hapje të sesionit vjeshtor të parlamentit. Në vitin 2014, pas fitores së forcave pro-perëndimore në Ukrainë, Rusia ka aneksuar gadishullin e Krimesë që më parë ishte pjesë e territorit të Ukrainës.