Trump përmbys Clintonin në sondazhe
(last modified Tue, 06 Sep 2016 17:03:49 GMT )
Shtator 06, 2016 19:03 Europe/Tirane
  • Trump përmbys Clintonin në sondazhe

Kandidati republikan për president të SHBA Donald Trump,  ka përmbysur së fundi situatën e deritanishme duke shënuar një epërsi të lehtë ndaj rivales Hillary Clinton mes atyre që pritet të dalin në votime.

 Në anketimin e ri, sipas CNN, republikani e kapërcen Clintonin me dy pikë përqindje, duke marrë 45% të votave kundrejt 43% të ish-Sekretares së Shtetit. Diferenca e të dyve me liberalin Gary Johnson është e skajshme: Ai nuk siguron veçse 7% të votave, ndërsa Jill Stein i të gjelbërve 2%. Fushata elektorale presidenciale në Shtetet e Bashkuara i ka parë kundërshtarët e mëdhenj ta kapërcejnë herë pas here njëri-tjetrin këto dy muajt e fundit, por Clinton është ajo që ka kryesuar më shumë.  Bindja e përgjithshme është se Clintoni do të triumfojë më 8 nëntor. Ajo deri tani ka mbështetjen e palëkundur të grave, 53% kundrejt 38%. Bërthamën e përkrahjes femërore për ish-Zonjën e Parë e përbëjnë femrat e pamartuara, 73%. Meshkujt ndërkohë, radhiten më shumë në krah të manjatit të pasurive të patundshme, 54% me 32%. Në anën e Clintonit është dhe shumica e votuesve të rinj, ndërsa pjesa më e madhe e zgjedhësve mbi 45-vjeç, preferojnë kandidatin republikan.

 

Tags