Artileria franceze dislokohet në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i26869-artileria_franceze_dislokohet_në_irak
Ministri francez i Mbrojtjes deklaroi se artileria e ushtrisë franceze është duke u dislokuar në Irak, ndërsa aeroplanmbajtësja franceze Charle De Gaul do të përkrahë sulmet ajrore kundër grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2016 14:41 Europe/Tirane
  • Artileria franceze dislokohet në Irak

Ministri francez i Mbrojtjes deklaroi se artileria e ushtrisë franceze është duke u dislokuar në Irak, ndërsa aeroplanmbajtësja franceze Charle De Gaul do të përkrahë sulmet ajrore kundër grupit terrorist ISIS.

Jean-Yves Le Drian, ministër francez i Mbrojtjes, në një intervistë me gazetën Le Figaro deklaroi se njësitë e artilerisë së rëndë të ushtrisë franceze do të dislokohen në rrethinat e Mosulit për të ndihmuar operacionin e forcave irakiane për çlirimin e këtij qyteti që aktualisht kontrollohet nga ISIS. Ai shtoi se forcat e ISIS të ndodhura nën presionin e forcave irakiane janë detyruar të tërhiqen nga shumë rajone të Irakut, por lufta kundër këtij grupi terrorist nuk duhet të ndalet.