UNICEF: 50 milion fëmijë në botë të shpërngulur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i26908-unicef_50_milion_fëmijë_në_botë_të_shpërngulur
UNICEF deklaroi se rreth 50 fëmijë në botë janë shpërngulur për shkak të dhunës, luftërave apo ndjekjes së policisë dhe tashmë janë të pastrehë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2016 03:25 Europe/Tirane
  • UNICEF: 50 milion fëmijë në botë të shpërngulur

UNICEF deklaroi se rreth 50 fëmijë në botë janë shpërngulur për shkak të dhunës, luftërave apo ndjekjes së policisë dhe tashmë janë të pastrehë.

Antoni Lik, drejtori ekzekutiv i UNICEF tha se nga këta fëmijë 28 milion prej tyre janë të pastrehë për shkak të dhunës dhe 10 milion prej tyre janë evakuuar. Për momentin 1 milion fëmijë janë azilantë dhe gjendja e tyre duhet analizuar. 17 milion fëmijë janë shpërngulur brenda vendit të tyre dhe nuk përfitojnë asnjë shërbim për jetesë. UNICEF-i deklaroi se 20 milion fëmijë për arsye të ndryshme kanë humbur shtëpitë e tyre dhe një prej këtyre arsyeve është dhuna e bandave kriminale dhe varfëria. Sipas raportit të UNICEF fëmijët përbëjnë 1/3 e popullsisë në botë ndërkohë që gjysma e të evakuuarëve në botë përbëhet nga fëmijët.