Rreth 50 refugjatë shpëtohen në brigjet e Qipros
https://parstoday.ir/sq/news/world-i26929-rreth_50_refugjatë_shpëtohen_në_brigjet_e_qipros
Burimet policore të Qipros kanë njoftuar për shpëtimin e 50 refugjatëve në brigjet e këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2016 03:55 Europe/Tirane
  • Rreth 50 refugjatë shpëtohen në brigjet e Qipros

Burimet policore të Qipros kanë njoftuar për shpëtimin e 50 refugjatëve në brigjet e këtij vendi.

Sipas faqes informative të gazetës franceze Le Figaro në internet, autoritetet e Qipros të mërkurën kanë shpëtuar 47 refugjatë sirianë në brigjet e rajonit Kato Pyrgos në jugperëndim të këtij vendi. Disa prej këtyre refugjatëve janë transferuar në spital dhe disa të tjerë në qendrat për pranimin e refugjatëve. Burimet policore të Qipros kanë thënë se ky numër i refugjatëve mund të jetë pjesë e një grupi më të madh të emigrantë ilegalë dhe policia e këtij vendi është në kërkim të trafikantëve të emigrantëve. Qipro si një anëtar i BE ka një distancë detare 100 km nga Siria dhe deri më tani i është shmangur pranimit të refugjatëve sirianë të cilët po ikin nga lufta në këtë vend.