Dënohen testimet raketore të Koresë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i26935-dënohen_testimet_raketore_të_koresë_veriore
Këshilli i Sigurimit i OKB dënoi testimet raketore të fundit të Koresë Veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 07, 2016 03:55 Europe/Tirane
  • Dënohen testimet raketore të Koresë Veriore

Këshilli i Sigurimit i OKB dënoi testimet raketore të fundit të Koresë Veriore.

KS i OKB-së  të martën me anë të një deklarate, dënoi testimin e raketave balistike nga ana e Koresë Veriore dhe këtë veprim të Penianit e konsideroi dëshmi për zhvillimin e sistemeve raketore për bartjen e kapsulave bërthamore të këtij vendi. Në deklaratën e KS të OKB është kërkuar nga Koreja Veriore tu japë fund testimeve të tilla raketore për të parandaluar shtimin e tensioneve rajonale. Para kësaj, Koreja Jugore, Japonia dhe aleatet e tyre perëndimorë kanë ushtruar presion mbi KS të OKB për të shtuar masat ndëshkuese kundër Penianit, mirëpo kundërshtimi i Kinës u bë shkak që KS i OKB të mjaftohet vetëm me lëshimin e një deklarate.