Austria kërcënon Hungarinë për refugjatët
Shtator 07, 2016 15:33 Europe/Tirane
Ministri i brendshëm i Austrisë kërcënoi se do të ngrejë padi ndaj Hungarisë.
Volfgang Sobotka tha se në bazë të traktatit të Dublinit, kërkesat e refugjatëve për azil duhet të shqyrtohen në vendi e parë të BE ku ata shkelin, por Hungaria nuk po i mban refugjatët dhe po i dërgon ata në Gjermani dhe Austri. Ministri i brendshëm austriak tha se ato vende të BE që nuk respektojnë ligjet e këtij unioni duhet të përballen me pasojat. Prej disa kohësh qeveria hungareze ka paralajmëruar se nuk do t'i zbatojë rregullat e traktatit të Dublinit dhe nuk do të mbajë asnjë refugjat.
Tags