Ekuadori pranon kërkesën e Suedisë për të biseduar me Assange
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27037-ekuadori_pranon_kërkesën_e_suedisë_për_të_biseduar_me_assange
Autoritetet e Suedisë kanë deklaruar se Ekuadori është pajtuar me kërkesën e këtij vendi për një intervistë me themeluesin e sajtit që zbuloi skandalet e përgjimeve "WikiLeaks".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2016 03:59 Europe/Tirane
  • Ekuadori pranon kërkesën e Suedisë për të biseduar me Assange

Autoritetet e Suedisë kanë deklaruar se Ekuadori është pajtuar me kërkesën e këtij vendi për një intervistë me themeluesin e sajtit që zbuloi skandalet e përgjimeve "WikiLeaks".

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Prokuroria e Suedisë të mërkurën deklaroi se po pret caktimin e datës për zhvillimin e një interviste me Julian Paul Assange, themeluesin faqes së interntetit WikiLeaks në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Assange që nga qershori i vitit 2012 është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në qytetin e Londrës. Autoritetet e Ekuadorit kanë deklaruar se kanë pranuar kërkesën e Suedisë për ta zhvilluar një intervistë me Assange brenda në ambasadën e tyre në Londër, mirëpo prokurori i Suedisë ka thënë se ende nuk është caktuar ndonjë datë për zhvillimin e këtij takimi. Julian Paul Assange, themeluesin faqes së interntetit WikiLeaks, në lidhje me reagimet më të fundit ndaj tij, ka hedhur poshtë çfarëdo lloj akuze për implikimin e tij në ndërhyrjen rreth procesit të zgjedhjeve presidenciale të Amerikës në favor të kandidatit republikan Donald Trump. Kjo është në kohën kur Julian Paul Assange ka ndërmend të publikojë një varg të ri dokumentesh sekrete që sipas tij, zbulimi i këtyre dokumenteve do të jetë dënim për Hillari Klinton, kandidaten e Partisë Demokrate të Amerikës. Assange ka akuzuar mediat amerikane për përkrahje ndaj Hillari Klinton, ndërsa ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e disa përkrahësve të Hillari Klinton që kanë akuzuar atë për bashkëpunim me Rusinë kundër kandidates demokrate.