Shtohen polemikat mes Hungarisë dhe Austrisë rreth refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27046-shtohen_polemikat_mes_hungarisë_dhe_austrisë_rreth_refugjatëve
Qeveria e Austrisë ka kërcënuar në rast se Hungaria kundërshton kthimin e refugjatëve që kërkojnë azil, do të ngrehë padi kundër këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 08, 2016 04:04 Europe/Tirane
  • Shtohen polemikat mes Hungarisë dhe Austrisë rreth refugjatëve

Qeveria e Austrisë ka kërcënuar në rast se Hungaria kundërshton kthimin e refugjatëve që kërkojnë azil, do të ngrehë padi kundër këtij vendi.

Wolfgang Sobotka, ministri i brendshëm i Austrisë, të mërkurën deklaroi se sipas Paktit të Dublinit, kërkesa e emigrantëve që kërkojnë azil, duhet të shqyrtohet në vendin e parë të Bashkimit Evropian në të cilin hyjnë emigrantët. Sobotka tha se Bashkimi Evropian ka përgjegjësi në lidhje me këtë çështje dhe ato vende të BE që shkelin ligjet përkatëse, duhet të pranojnë pasojat e veprimeve të tyre. Ministri i brendshëm i Austrisë shtoi se për shkak se autoritetet e Hungarisë nuk pranojnë të strehojnë emigrantët, qeveria e Austrisë do të ngrehë padi kundër Hungarisë. Ndërkohë qeveria e Hungarisë shumë kohë më parë ka deklaruar se nuk e zbaton Paktin e Dublinit. Nga ana tjetër UNHCR të mërkurën ka paralajmëruar në lidhje me paraqitjen e një plani nga qeveria e Austrisë i cili krijon mundësitë për t'i ndalë emigrantët në zonat kufitare. INHCR ka deklaruar se ky plan do të thotë se Austria nuk dëshiron tu japë të drejtën e azilit emigrantëve. Kjo organizatë e OKB ka shprehur shqetësim se edhe vendet e tjera në të ardhmen do ta ndjekin modelin e Austrisë dhe kështu do të vështirësohen kushtet për strehimin e emigrantëve në Evropë. Sipas UNHCR-s, në planin e Austrisë është paraparë edhe mundësia për ndalimin e kalimit të kufijve të këtij vendi duke mos i dhënë rast emigrantëve për të paraqitur kërkesën për azil. Ky plan i qeverisë së Austrisë pritet të zbatohet për një periudhë dyvjeçare. Austria në vitin 2015, ka pranuar 90 mijë refugjatë, mirëpo këtë vit Austria ka reduktuar pranimin e refugjatëve deri në 37.500 persona. Vendet e tjera evropiane gjithashtu kanë marrë masa të reja për të ndaluar hyrjen e refugjatëve. Britania e madhe do të ndërtojë një mur me lartësi 4 metra dhe gjatësi 1 km rreth portit të qytetit Kalèsë, në afërsi të kampit të emigrantëve i njohur si xhungël. Ministri i ngarkuar për emigracionin, sigurinë, rendin dhe ligjin Robert Goodwill, tha se ndërtimi i murit do të nisë shumë shpejt gjatë këtij muaji. Qëllimi i ndërtimit të këtij muri është ndalimi i emigrantëve që tentojnë të hyjnë nga Franca. Kostoja e murit mendohet të arrijë 2 milionë euro. Qeveria franceze ka vendosur ta zvogëlojë hap pas hapi kampin kaotik në qytetin port që njihet si “xhungla e Kalèsë”, pas presionit të bizneseve dhe banorëve të zonës. Plot 6.900 emigrantë jetojnë në bazë të shifrave zyrtare në pjesën veriore të kampit, ndërsa organizatat e ndihmës flasin për më shumë se 9.000 persona.