Rëndësia e bashkëpunimit mbrojtës dhe të sigurisë së Anglisë me BE
Komisioni Evropian thotë se bashkëpunimi mes BE dhe Anglisë në fushën e sigurisë do të forcohet akoma më shumë në të ardhmen.
Mishel Barnie e cila është zgjedhur nga Komisioni Evropian për realizimin e fazave të daljes së Anglisë nga Unioni ka thënë se Evropa në fushën e mbrojtje dhe të sigurisë ka nevojë për bashkëpunim akoma më të fortë me Londrën. Sa i përket marrëdhëniet të ardhshme mes Anglisë dhe BE, Barnie tha se po mundohet të krijojë një grup negociator me qeveritë evropiane me qëllim që të diskutohet për Brexit. Mishel Barnie është këshilltar special i Zhan Klod Junker kreu i komisionit evropian për çështjet e sigurisë dhe ato të mbrojtjes. Për nisjen e bisedimeve për daljen e Anglisë nga BE është e nevojshme që në fillim Londra të shpallë zyrtarisht nisjen e procesit të largimit. Sipas autoriteteve angleze, shpallja e këtij vendimi do të ndodhë në vitin 2017. Në referendumin e 23 qershorit, anglezët kanë votuar pro largimit të Anglisë nga BE.