Franca kërkon zgjidhjen e krizës në Siri
Ministri i jashtëm i Francës tha se vendi i tij e cilëson të rëndësishëm zgjidhjen e krizës në Siri.
Zhan Mark Aro ministër i jashtëm i Francës në kuadër të takimit të komitetit të lartë të negociatave për Sirinë, takim që u mbajt në Londër theksoi zgjidhjen politike të krizës në Siri e cila për Francën ka rëndësi të madhe. Deklarata e ministrit të jashtëm francez vjen në kohën kur Francois Hollande presidenti i Francës ka kritikuar ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri dhe në të njëjtën kohë paralajmëroi Rusinë duke i thënë të heqë dorë nga heroizmat në luftë. Takimi i komitetit të lartë të negociatave i varur nga kryengritësit sirianë ka nisur punimet sot në Londër për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës në Siri.