Omar Bashil shpall amnisti publike në Darfur
Omar Bashir, presidenti i Sudanit i cili një vit më parë ka filluar përpjekjet për përmirësimin e imazhit të tij në qarqet ndërkombëtare, ditën e kaluar ka shpallur amnisti publike në provincën e përfshirë nga lufta Darfur.
Agjencia ISNA e lajmeve njoftoi se amnistia publike të cilën e ka shpallur Omar Bashir përfshinë të gjithë kryengritësit në provincën Darfur të cilët kanë marrë armët në dorë dhe kanë luftuar kundër qeverisë. Ai gjithashtu ka liruar nga burgu edhe të gjithë fëmijët të cilët kanë qenë në moshë të mitur kur janë bashkuar me kryengritësit e Darfurit dhe kanë luftuar kundër qeverisë së Khartumit. Presidenti i Sudanit i cili vet përballet me akuza për kryerjen e krimeve të luftës dhe është nën përndjekjen e Interpolit, por bënë përpjekje që me disa veprime reformatore në vendin e tij, të përmirësojë imazhin e vet para Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të afrohet sa më shumë pranë vendeve perëndimore. Sudani vuan nga sanksionet e vazhdueshme ndërkombëtare dhe perëndimore, ndërsa tani presidenti i këtij vendi është zotuar se do të ndjek me seriozitet projektet e urbanistikës dhe rindërtimit në provincën Darfur.