Britania të ikë sa më shpejt nga BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27103-britania_të_ikë_sa_më_shpejt_nga_be
Britania duhet të nisë  bisedimet për tu larguar nga Bashkimi Europian sa më shpejt të jetë e mundur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 08, 2016 13:57 Europe/Tirane
  • Britania të ikë sa më shpejt nga BE

Britania duhet të nisë  bisedimet për tu larguar nga Bashkimi Europian sa më shpejt të jetë e mundur.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk të enjten pas takimit të parë kokë me kokë që ai pati me kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May.  Ai i bëri thirrje kryeministres së re britanike të nisë procedurat formale të divorcit për të materializuar atë që britanikët votuan më 23 qershor, pra ndarjen me familjen europiane, e cila çoi në dorëheqjen e paraadhësit të May, David Cameron. Tusk tha se tashmë topi ndodhet në fushën britanike. “Para së gjithash me lejoni t'ju falenderoj zonja kryeministre për pritjen këtu në Londër, veçanërisht në këtë kohë të rëndësishme për të dyja palët, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian. Më lejoni t'ju informoj për axhendën e takimit të Bratislavës që do mbahet më 27 shtator, i cili ka për qellim diskutimin e pasojave politike të Brexit për komunitetin e Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se ne jemi të gatshëm të  diskutojmë marrëdhëniet tona të ardhshme me Britaninë, por për ta bërë këtë kemi nevojë për aktivizimin nga ana juaj të nenit 50. Thënë me thjeshtë, topi është në fushën tuaj. Jam i vetëdijshëm se procesi nuk është i thjeshtë, por shpresoj të nisë sa më shpjet të jetë e mundur”. Nga ana tjetër Theresa May tha se Britania e Madhe nuk do të aktivizojë nenin 50 të traktatit të Lisbonës, për ti dhënë kohë qeverisë të dalë me një qëndrim negociues për bisedimet e komplikuara që do të formojnë qëndrimin e ardhshëm të vendit.