Synimi i BE për krijimin e një ushtrie të përbashkët
Shefja e politikes se jashtme te BE, znj. Federika Mogherini deklaroi se krijimi i nje shtabi te pergjithshem eshte prioritet i strategjise mbrojtese te BE.
Nga ana e tij, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker ka deklaruar se do të procedojë me ndërtimin e një ushtrie europiane për t’i treguar Rusisë se Europa e ka “seriozisht mbrojtjen e vlerave të saj” dhe se është “e besueshme në reagimin ndaj kërcënimeve ndaj paqes në një shtet anëtar apo në ndonjë shtet fqinjë”. Një përgjigje e favorshme, edhe pse me më pak pasion, për propozimin e Junkerit, mbërriti nga qeveria e Berlinit, në emër të së cilës, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen tha se “ushtria europiane i takon së ardhmes”. Kështu që në përgjithësi, propozimi i Junkerit ra, duke përfshirë edhe Italinë. Për krijimin e një ushtrie të përbashkët europiane, neutraliteti i përmendur i Austrisë, Finlandës, Irlandës dhe Suedisë, arsenalet bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Francës, marrëdhëniet me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara, do të jenë disa mes nyjave të shumta që duhen zgjidhur.