Franca arreston femra të dyshuar për terrorizëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27157-franca_arreston_femra_të_dyshuar_për_terrorizëm
Një grua e dyshuar si terroriste është qëlluar për vdekje nga policia franceze mbrëmjen e së enjtes, ndërsa dy të tjera janë arrestuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2016 03:33 Europe/Tirane
  • Franca arreston femra të dyshuar për terrorizëm

Një grua e dyshuar si terroriste është qëlluar për vdekje nga policia franceze mbrëmjen e së enjtes, ndërsa dy të tjera janë arrestuar.

Mediat franceze raportojnë se ato po planifikonin një sulm terrorist para se forcat t’i kapnin në Boussy-Saint-Antoine, në jug të Parisit. Dyshohet se viktima dhe dy femrat e arrestuara kanë pasur lidhje me makinën e gjetur fundjavën e kaluar e parkuar pranë Katedrales së Notre-Dame, mjeti tip “Peugeot 607”,  pa targa, ishte e mbushur me bombola gazi. Pasi ishte gjetur makina, policia ishte vënë në lëvizje duke u vënë në gjurmët e tre femrave, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura. Sapo forcat e policisë i janë afruar treshes, njëra prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur një efektiv, kolegët e këtij të fundit kanë reaguar duke e qëlluar me armë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Nga sa raportojnë mediat franceze mësohet se e dyshuara për terrorizëm ka ndërruar jetë në spital ku kishte mbërritur në gjendje kritike për jetën.