Hollande: Dështoi sulmi terrorist në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27244-hollande_dështoi_sulmi_terrorist_në_francë
Presidenti francez deklaroi se ka dështuar një tentativë për sulm terrorist në Francë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2016 14:23 Europe/Tirane
  • Hollande: Dështoi sulmi terrorist në Francë

Presidenti francez deklaroi se ka dështuar një tentativë për sulm terrorist në Francë.

Francois Hollande tha se tre gra që kishin për qëllim të kryenin sulm terrorist në Paris janë arrestuar nga forcat franceze të sigurisë. Tre gra u arrestuan nga policia franceze pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist në stacionin qëndror të trenit në Paris. Një automjet i mbushur me bombula gazi u gjet në një rrugë dytësore pranë katedrales Notre Dame në Paris. Informacioni se po planifikohej një sulm terrorist në stacionin qëndror të trenit në Paris ka krijuar shqetësim tek udhëtarët që në përditshmërinë e tyre përdorin linjën hekurudhore. Zbulimi i automjetit tip Peugeot me 7 bombula gazi , 6 ndër të cilat të mbushura plot, e kanë shtuar frikën ndaj sulmeve terroriste në Francë ku atentatet e kryera nga terroristët e ISIS kanë shkaktuar deri më tani vdekjen e 230 personave, duke filluar nga Janari i vitit 2015.