Bëhuni gati për një fund të papritur për Arabinë Saudite!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27283-bëhuni_gati_për_një_fund_të_papritur_për_arabinë_saudite!
Faqja e njohur amerikane në internet "Defense One" në një raport të saj me titull " Bëhuni gati për një fund të papritur për Arabinë Saudite!", ka theksuar se struktura e pushtetit në Arabinë Saudite nuk posedon faktorët themelor për vazhdimin e jetës së këtij regjimi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 09, 2016 23:40 Europe/Tirane
  • Bëhuni gati për një fund të papritur për Arabinë Saudite!

Faqja e njohur amerikane në internet "Defense One" në një raport të saj me titull " Bëhuni gati për një fund të papritur për Arabinë Saudite!", ka theksuar se struktura e pushtetit në Arabinë Saudite nuk posedon faktorët themelor për vazhdimin e jetës së këtij regjimi.

Faqja e internetit "Defense One" në raportin e saj të shkruar nga autorët Sarah Chayes dhe Alex de Waal, ka shkruar: "Arabia Saudite nuk është sikur vendet e tjera, por është sikur "një kompani" e cila përdor një model automatik të punës i cili nuk ka mundësi të vazhdohet.  Ky raport Arabinë Saudite e përshkruan gjithashtu si një institucion të korruptuar që është sikur organizatat kriminele dhe nuk do të ketë jetë të gjatë. Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, gjithashtu nuk ka mbetur i paprekur nga ky përshkrim, sepse raporti i faqes internetive "Defense One" e ka përshkruar mbretin saudit si një president ekzekutiv të një kompanie tregtare familjare të quajtur "Al Saud" që e shfrytëzon naftën si një mjet për ta  blerë besnikërinë politike brenda dhe jashtë Arabisë Saudite. Al Saud këtë punë e kryen në dy mënyra ose duke paguar në kesh dhe duke u dhënë privilegje tregtare përkrahësve të familjes mbretërore sunduese ose me përpjekje për të krijuar ndonjë rast për punësim dhe me produkte politike për shoqërinë në përgjithësi. Ky raport gjithashtu ka kërkuar nga funksionarët amerikanë dhe nga autoritetet vendimmarrëse në Shtëpinë e Bardhë që të fillojnë marrjen e masave dhe të bëjnë planet e duhura për fazën pas përmbysjes së regjimit të Arabisë Saudite. "Defense One" uljen e çmimit të naftës e ka konsideruar si thembrën e Akilit për regjimin Al Saud dhe ka shkruar: " Rritja e çmimit të besnikërisë politike brenda në Arabinë Saudite dhe vendimi i Selman bin Abdulaziz, mbretit saudit, për të paguar qindra miliona dollarë për të blerë besnikërinë e figurave të njohura të cilat më parë kishin deklaruar besnikërinë e tyre për ish-mbretin saudit Abdullah bin Abdulaziz, ndoshta mund të bëhet një faktor tjetër që përshpejton shembjen e regjimit të Arabisë Saudite. Ky raport shton: "Arabia Saudite mund të përjetojë ndoshta edhe fatin aktual të Somalisë dhe Sudanit Jugor që po përballen më këto skena dhe probleme politike". Në këtë raport thuhet: "Kjo është në kohën kur aktualisht kërkesat politike të minoritetit shiit në Arabinë Saudite po paraqiten në mënyrë themelore". Përveç kësaj, ekziston një klasë e myslimanëve sunitë intelektualë që posedojnë një qasje të hapur dhe të paparë ndaj botës së jashtme dhe me siguri që nuk do të kënaqen me disa shërbime të kufizuara që ofrojnë sunduesit e regjimit Al Saud. Përkrahë kësaj situate, ndoshta edhe punëtorët e huaj mund të ngritën dhe sëshpejti të kërkojnë të drejtat e tyre. Faqja "Defense One" në internet se politika e mbretit saudit kundër zërit opozitar si ekzekutimi me vdekje, hyrja në luftërat e jashtme dhe shfrytëzimi i armiqësive fisnore me qëllim që të përballet me kërkesat e myslimanëve shiitë, shoqërohet me rreziqe të mëdha. "Defense One" në këtë kuadër vë në dukje disa skenarë në rast të dobësimit të pushtetit të Selman bin Abdulaziz dhe shkruan: "Një prej këtyre skenarëve është konflikti brenda në familjen mbretërore në atë mënyrë që çmimi për ta blerë besnikërinë politike të rritet shumë më lartë se sa që dikush do të mund ta paguaj atë. "Defense One" skenarin e dytë e ka quajtur shpërthimin e një konflikti tjetër të jashtëm dhe ka shkruar: "Vendimmarrësit amerikanë në kohën kur po ushtrojnë presion për të gjetur një rrugëzgjidhje rajonale për problemet ekzistuese në rajon, duhet ta marrin parasysh edhe këtë rrezik". Sipas hulumtuesve, skenari i tretë është pikërisht shpërthimi i një kryengritje të armatosur ose rebelim xhihadist, prandaj në bazë të kësaj Amerika duhet planifikojë programe për skenarët e mundshëm dhe për të reaguar në mënyrë të përshtatshme.