Tash e tutje, anglezët me viza në BE!
Shtator 10, 2016 14:21 Europe/Tirane
Pas hyrjes në zbatim të Brexit, anglezët do të duhet të marrin viza për të hyrë në vendet e BE.
Sipas gazetës angleze The Guardian, 26 vendet e zonës Schengen do të ndryshojnë rregullat për qarkullimin e shtetasve britanikë në këto vende. Aktualisht, personat që posedojnë pasaportë angleze mund të lëvizin për një afat të caktuar në vendet e BE, por The Guardian shkruan se Komisioni Europian deri në fund të këtij viti do të prezantojë një projektligj që kufizon lirinë e lëvizjes së britanikëve në vendet e BE pas hyrjes në fuqi të Brexit që shënoi divorcin mes Britanisë dhe BE-së.
Tags