Rusia prodhon 11 milionë fuçi naftë në ditë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27394-rusia_prodhon_11_milionë_fuçi_naftë_në_ditë
Burimet e mediave njoftuan se mesatarja e prodhimit të naftës në Rusi në javën e parë të Shtatorit ishte 11 milionë fuçi në ditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 10, 2016 14:27 Europe/Tirane
  • Rusia prodhon 11 milionë fuçi naftë në ditë

Burimet e mediave njoftuan se mesatarja e prodhimit të naftës në Rusi në javën e parë të Shtatorit ishte 11 milionë fuçi në ditë.

Në muajin Korrik, Rusia ka prodhuar mesatarisht 10, 850 milionë fuçi naftë bruto në ditë, ndërsa në Gusht ka prodhuar 10, 710 milionë fuçi në ditë. Rritja e prodhimit të naftës në 11 milionë fuçi në ditë gjatë muajit Shtator shkon në kundërshtim me përpjekjet e vendeve të OPEC-ut për ngrirjen e prodhimit me qëllim stabilizimin e çmimit të naftës në tregun botëror.